Lajme
WEF: Trump do të flasë virtualisht, Zelensky do të shfaqet personalisht
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të këtij viti në Davos përmes video-konferencës. Ai është planifikuar të flasë më 23 janar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë personalisht në resortin malor zviceran, tha të martën presidenti i WEF, Børge Brende.
Edicioni i sivjetshëm i eventit do të mbahet nga data 20-24 janar. Trump, inaugurimi zyrtar i të cilit është planifikuar për të hënën, do të marrë pjesë në forum për herë të tretë pas atyre gjatë mandatit të tij të parë në Zyrën Ovale, në 2018 dhe 2020.
Sipas Brende, duke folur në një konferencë shtypi virtuale, pritet të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë kyç të administratës së re amerikane, por nuk ka asnjë konfirmim deri më tani. I pyetur nëse Elon Musk mund të jetë mes tyre, norvegjezi u përgjigj: “Nuk e dimë. Ai është sigurisht i mirëpritur.”
Sa i përket Zelenskit, kjo do të jetë paraqitja e tij e dytë radhazi në Davos. Presidenti ukrainas do të jetë në Graubünden më 21 janar, tha Brende. Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter, e cila mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit, njoftoi javën e kaluar se do të organizonte një takim me Zelensky.
WEF do të nisë të hënën, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministrin kinez Ding Xuexiang. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti argjentinas Javier Milei, presidenti izraelit Isaac Herzog, kryeministri palestinez Mohammad Mustafa dhe ministri i jashtëm de facto i qeverisë së re siriane Asaad Hassan al-Shaybani./Swissinfo
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Zvicra të lejojë falimentimin personal Një studim vlerëson se rreth 6% e popullsisë kanë dështuar në një borxh, gjë që mund...
-
Supermarketet zvicerane kërkojnë që klientët të zgjedhin qeset me fruta dhe perime
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rregullat e reja strikte të zhurmës rrugore të Zvicrës tashmë janë në fuqi
-
Shumica e refugjatëve ukrainas të Zvicrës ende nuk punojnë