Zbuloni disa çaste të mbrëmjes
Gruaja
WAW stimulon dhe ushqen rrjetin mes grave shqiptare
Të shtunën, më 19 shtator, shoqata Women Alb World bashkoi në Gjenevë gratë shqiptare rreth eventit të saj tematik: “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në leadership, shembull integrimi për kumunitetin shqipfolës”
Nocioni i suksesit dhe integrimit të grave në shoqëri është arbitrar, dhe të gjitha gratë kanë vizionin e tyre të ndryshëm të asaj që përbën suksesin profesional. A ka të bëjë me suksesin financiar, suksesin shoqëror, vetëpërmbushjen e qëllimeve personale, lumturinë në punë, ekuilibrin mes punës dhe familjes, apo me aftësinë për ndikim? Në mbrëmjen e organizuar nga shoqata internacionale Women Alb World (WAW), të pranishmit kuptuan se çdo grua përcakton në mënyrën e vet se çfarë do të thotë të jesh e suksesshme.
Të shtunën, më 19 shtator, shoqata paraqiti konceptimin e saj, duke i dhënë një kuptim të gjerë lidershipit në mesin e grave. Në këtë event tematik, i cili u zhvillua nën titullin “Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në Leadership, shembull integrimi për kumunitetin shqipfolës”, publiku pati mundësinë, përveç evidentimit dhe bashkëpunimit mes grave dhe vajzave në leadership, të zbulojë mesazhet pozitive nga aktorë të ndryshëm të politikës, diplomacisë, shoqërisë civile si dhe mediave. Me seli në Gjenevë, shoqata WAW ka për qëlllim “krijimin e një rrjetëzimi midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nivele të ndryshme të integrimit”. Duke organizuar takime të ndryshme, ajo synon mbështjen e programeve që ofrojnë mundësi për gratë dhe vajzat shqiptare që të njohin potencialin e tyre drejtues, të praktikojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe të kuptojnë që lidershipi mund të marrë forma të ndryshme.
Fortesa Mustafa, anëtare e komitetit, e cila udhëhoqi mbremjen më entuziazëm të madh dhe shumë përkushtim, ua dha fjalën personaliteteve të ndryshme shqiptare, të cilët përmes një ekrani, patën mundësinë të shprehen nga Kosova, Evropa, si dhe Amerika. Publiku, kryesisht femëror, pati rastin të dëgjojë dëshmitë, mbështetjen si dhe këshillat e disa personaliteve. Në mesin e tyre ishte edhe një ndër figurat politike me të njohura të Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në fjalimin e saj, ajo theksoi “se ky vit do të mbahet në mend si viti ku leadershipi i grave ka shënuar një kapitull në historinë e suksesshme në Kosovë, në Zvicër e në botë”.
Përgëzimin e saj e shprehu gjithashtu znj. Michèle Künzler, Kryetare e Komunës së Vernier dhe ish-Këshilltare e bashkisë së Gjenevës, e cila kishte ardhur enkas për të përkrahur komunitetit shqiptar në iniciativën e tyre. Krahas saj, ishte edhe një politikane e re shqiptare me banim në Gjenevë, Xhevrije Osmani. Deputetja gjenevase, perveç se ishte frymezim për gjenratat e reja, zbuloi para publikut synimin e saj për të luftuar kundër gjitha formave të diskriminimit në punësim. Znj. Xhevrie Osmani paraqiti projekt-ligjin e saj për një proces anonim të rekrutimit për personelin shtetëror. Sipas deputetës shqiptare, një proces i tillë duhet të bëjë të mundur eliminimin e çdo informacioni personal i cili nuk lidhet drejtpërdrejt me situatën profesionale të kandidatëve në mënyrë që të sigurojë rekrutimin bazuar vetëm në aftësitë dhe kualifikimet.
Pra, cilët janë këto aktore shqiptare që mund të luajnë një rol shtysë në risit dhe përcaktimin e kontureve të integrimit të gruas shqipare në shoqëri? Mirela Mezani, kryetare e shoqates, thotë se do të sjell në pah ndikimin e grave shqiptare në diaspore, i cili padyshim se është i rëndësishëm. Ajo tregon se bordi i shoqates parashikon të nxjerr në pah gratë shqiptare sipërmarrëse dhe vizionare, të cilat duke qenë lidere në sektorin e tyre mund të frymëzojnë gratë e tjera. Anëtaret e komitetit të shoqatës, synojnë të jenë prapa një ndryshimi rrënjësor në idenë që të gjitha gratë mundë të përparojnë në procesin e integrimit të tyre. Përmes aktiviteteve të tyre, ato mundohen të nxitojnë këtë ndryshim, duke krijuar një rrjetëzim midis grave në pozicione drejtuese dhe atyre me nevele të ndryshme të integrimit.
Takimi u zhvillua në kantonin e Gjenevës, në prani të një publiku entuziast, si dhe në prani të Ambasadorit të Kosovës, Z. Sami Ukelli, të konsullit të Gjenevës, Ramadan Avdija, si dhe përfaqësueses së platëformes UYOLO, Znj. Sonia Anaïs Behilil.
Mbetet për t’u parë nëse, kjo shoqat me vullnet të mirë , do të ketë sukses në konkretizimin e premtimeve të parashtruara. Sido që të jetë, takimi i radhes ishte i dobishëm dhe shpresëdhenës.
Qendra kosovare për rehabilitim e të mbijetuarve të torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës ishte gjithashtu pjesë e këtij takimi. Drejtoresha e qendres, Znj. Feride Rushiti bëri të mundur shitjen e punës së dorës të këtyre grave. Të ftuarit paten mundësi të japin mbështetjen e tyre duke blerë aksesore të ndryshme të punuara po nga këto gra.
WAW i dha po ashtu një hapsirë pikturave të Znj. Afrodita Beadini, e cila gjatë kohës së karantinës i ishte përkushtaur thellësisht artit. Shitja e pikturave kishte për synim financimin e “Fëmijeve me kancer”.
Zbuloni gjithashtu disa çaste të mbrëmjes
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun