Shqipëria
Washington Post sugjeron Shqipërinë mes destinacioneve perfekte për 2024-ën
Washington Post sugjeron 12 destinacionet perfekte për vitin 2024
Në prestigjiozen “Washington Post” Shqipëria është mes destinacioneve, të cilat sugjerohen mes 12 destinacioneve perfekte për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
“Në rivierën shqiptare mund të gjeni një konstelacion qytetesh të vogla si Dhërmiu”, shkruan gjiganti mediatik, pa lënë jashtë liste edhe Tiranën për eksperienca të jashtëzakonshme të kulinarisë dhe historisë.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion i rëndësishëm me plazhet më të bukura në Europë.
Ujërat e pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.
“Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, Shqipëria është “e paprekur”, tha Ema, gazetarja anonime shqiptare e udhëtimeve që drejton revistën “Ema’s Light”, cituar në artikull.
“Merrni një makinë me qira dhe vizitoni Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu”, shkruan “Washington Post”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën