Zhvillim
Washington Post shkruan për turizmin malor në Shqipëri
I pozicionuar përgjatë një shkëmbi pas rrënojave të një fortese të vjetër, fshati Nivicë është i panjohur për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz synon që ta hapë atë për turistët
“Në majat e larta në jug të Shqipërisë, në rrugët gjarpëruese ku më shumë kalojnë dhitë sesa makinat, ndodhen një grup fshatrash, ku duket se koha është ndalur prej dekadash”, kështu e ka nisur shkrimin e saj për Shqipërinë prestigjiozja Washington Post.
Ajo shkrimin ia ka kushtuar Shqipërisë për përpjekjet e saj për të tërhequr më shumë turistë. “Po bëjmë një projekt pilot rreth konceptit se si të lidhim komunitetet rurale që janë shumë afër vijës bregdetare, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar”, ka thënë kryesuesi i Agjencisë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë, Auron Tare.
Post përshkruan se qumështi i deles ende transportohet me gomar për tek djathëbërësit lokalë.
“Fshatarë të moshuar ngjisin malin për të mbledhur rigon të egër dhe bimë të tjera. Ritualet e vjetra të ndezjes së qirinjve për të nderuar lisat e lashtë, të përkulur e të shenjtë mbahen ende gjallë, ndonëse askush nga ata që i praktikojnë duket se e di pse dhe si kanë lindur këto rituale.
I pozicionuar përgjatë një shkëmbi pas rrënojave të një fortese të vjetër, fshati Nivicë është i panjohur për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz synon që ta hapë atë për turistët të cilët duan të zbulojnë bukurinë natyrore të jashtëzakonshme dhe stilin e jetës të fshatit në zonat më të izoluara të vendit. Atraksionet e zonës janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka duke përvijuar peizazhin. Ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh, ende kalojnë sipër kanaleve. Kur perëndon dielli, barinjtë çojnë kopetë e tyre në vathë të vogla për t’i mjelë ato”, thuhet në shkrimin e saj.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind