Lajme
Wagner u zotua se do ta rrëzojë Putinin
Putin thotë se ata që janë në rrugën e tradhtisë do të ndëshkohen
Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”, përcjell albinfo.ch.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të shtunën kombit se disa rusë janë “mashtruar në aventurë kriminale” – pa i përmendur në mënyrë specifike luftëtarët e Wagnerit.
Ai ka thënë se e ardhmja e Rusisë është rrezikuar, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si “thikë pas shpine”.
Pa e përmendur as emrin e Prigozhinit, Putin ka thënë se “ambiciet” e mëdha kanë çuar në “tradhti”.
Presidenti rus ka paralajmëruar për “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse.
Ai ka thënë se gjendja shtetërore kundër terrorizmit është duke u zbatuar në Moskë dhe në disa rajone të tjera.
Prigozhin ka thënë më 24 qershor se forcat e tij janë duke e pushtuar selinë e ushtrisë ruse në qytetin Rostov-on-Don, dhe do ta marrin kontrollin e zonave ushtarake dhe aeroportit të këtij qyteti.
Sipas tij, burrat e Wagnerit do ta shkatërrojnë secilin që u del përpara.
“Ne jemi brenda selisë ushtarake, është ora 7:30 e mëngjesit”, ka thënë Prigozhin.
“Zonat ushtarake në Rostov, përfshirë një aeroport, janë nën kontroll”, duke shtuar se pajisjet luftarake janë duke u nisur si zakonisht në luftën kundër Ukrainës, dhe se forcat e tij e kanë marrë kontrollin e aeroportit “që aeroplanët të mos na sulmojnë neve, por ukrainasit”.
Rostov-on-Don është baza kryesore logjistike për operacionet luftarake të Rusisë në Ukrainë.
Prigozhin ka thënë se përkrahet nga mijëra ushtarë që ta rrëzojë nga pushteti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov.
Guvernatori lokal u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të qëndrojnë në ambiente të brendshme.
Prigozhin ka pretenduar se forcat e tij e kanë rrëzuar një helikopter ushtarak rus, që “ka nisur zjarr ndaj një konvoji me civilë”.
Ai nuk ka dhënë hollësi për lokacionin dhe këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh, që është duke luftuar bashkë me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.
Tensionet mes dy ushtrive janë rritur rreth mënyrës se si është duke u zhvilluar lufta në Ukrainë – e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022.
Të premten, Prigozhin, 62-vjeçar, e ka akuzuar ushtrinë për lansim të sulmeve vdekjeprurëse me raketa kundër trupave të tij dhe është zotuar për ndëshkim.
Autoritetet ruse kanë mohuar të kenë kryer sulme të tilla, dhe kanë kërkuar që Prigozhin t’iu japë fund “veprimeve ilegale”.
Prigozhin ka thënë se udhëheqësia “djallëzore” në ushtrinë ruse duhet të ndalohet dhe është zotuar se “do të marshojë për drejtësi”.
“Ata që kanë vrarë pjesëtarët tanë dhe që kanë marrë dhjetëra-mijëra jetë të ushtarëve rusë [në luftën në Ukrainë] do të ndëshkohen”, ka thënë ai përmes një audio-mesazhi të publikuar në platformën Telegram.
“U kërkoj të mos rezistoni. Secili që reziston, do të konsiderohet kërcënim dhe do të shkatërrohet”.
“Pushteti në presidencë, qeveri, polici dhe roje kufitare do të punojë si zakonisht. Ky nuk është puç ushtarak, por marsh për drejtësi. Veprimet tona nuk përfshijnë trupat ushtarake, në asnjë mënyrë”.
Siguria në Moskë është rritur në orët e vona të së premtes, kanë raportuar mediat ruse.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke e monitoruar situatën dhe do të konsultohet me aleatët.
Gjenerali Sergei Surovikin, zëvendësshef i forcave ruse në Ukrainë – udhëheqësinë e të cilit Prigozhin e ka lavdëruar në të kaluar – i ka bërë thirrje shefit të Wagnerit “që t’i ndalojë konvojet dhe t’i kthejë në baza”.
“Ne e kemi një gjak, ne jemi luftëtarë. Mos bjerni në duart e armikut në këtë kohë të vështirë për shtetin tonë”.
Një tjetër komandant i lartë rus, Vladimir Alekseyev, i ka përshkruar veprimet e shefit të Wagnerit si “thikë pas shpine ndaj shtetit dhe presidentit”.
Mediat ruse kanë thënë se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në Rusi e ka hapur një rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar për “thirrje për rebelim të armatosur”, dhe tentime për të nisur konflikt të armatosur civil në Rusi.
Raportohet se FSB-ja u ka bërë thirrje luftëtarëve të Wagnerit që të mos pranojnë urdhrat e Prigozhinit dhe të marrin masa për kapjen e tij.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se “të gjitha raportimet e Prigozhinit, të shpërndara në rrjetet sociale” për sulme ruse në kampet e Wagnerit “nuk janë të vërteta dhe janë provokime”.
Këto deklarata vijnë pas një video-mesazhi të publikuar nga Prigozhini në maj, i cili është parë atëbotë i rrethuar me trupa të ushtarëve të vdekur.
Në atë material, ai i ka kritikuar shefat e ushtrisë së Rusisë, që nuk po i ofrojnë WagnerIt municion të mjaftueshëm në luftën kundër Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje