Kuriozitete
VW Beetle, “Hoteli më i vogël në botë”
Shumica e njerëzve heqin dorë nga veturat e vjetra kur motorët e tyre shfaqin probleme, por një njeri ka shfrytëzuar një VW Beetle të vjetër për ta shndërruar në atë që ai e quan “hotelin më të vogël në botë”.
64-vjeçari Mohammed Al Malaheem thotë se mysafirët që flenë në hotelin e tij në Al Jaya, Jordani, do të shijojnë eksperiencë sikur në hotelet me pesë yje.
“Ky fshat është vendlindja ime. Kam lindur këtu, jam rritur dhe jetoj këtu”, ka thënë ai, që njihet me emrin Abu Ali. “Doja të nisja një projekt që përmirëson situatën dhe e vendos këtë vend në hartën e turizmit, sepse në të vërtetë ofron pamje të bukura”.
Vizitorët e kësaj pjese kanë vizituar shumë herë Volkswagenin e Abu Alit që kur e hapi hotelin pas pensionimit më 2011. Në automobil çarçafët dhe jastëkët janë të mbuluar me shtresa tradicionale. Sipas Abu Ali, kalimi i natës aty është shumë i rehatshëm, shkruan Albinfo.ch.
Afër VW është një shenjë ku shkruan “Hoteli më i vogël në botë”, titull që nga Libri i Rekordeve “Guinness” i takon hotelit 2.5 metërsh të gjerë Eh’hausl Hotelin Amberg në Gjermani.
Në hotelin e tij, Ali shërben kafe, qaj dhe ushqime tradicionale jordaneze.
Edhe pse nuk zë më shumë se dy njerëz në të njëjtën kohë, Abu Ali thotë se ka mirëpritur shumë vizitorë nga e gjithë bota – përfshirë VIP.
Një natë në këtë hotel kushton rreth 55 dollarë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?