Kosova

VV-ja kërkon nga qeveria ta anulojë vendimin për 53 milionët

Lëvizja Vetëvendosje ende po kritikon qeverinë Haradinaj për faljen e 53 milion eurove për Bechtel & Enkan

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sërish anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove shtesë kompanisë “Betchel & Enka”, për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në një konferencë për media, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se, sipas informacioneve që kanë, ende nuk është nënshkruar kontrata me këtë kompani.

Sipas Aliut, kjo i jep mundësi Qeverisë ta anulojë këtë vendim dhe të evitojë dëmin prej 53 milionësh.

Aliu, më tutje ka shtuar se, nëse kjo kontratë është nënshkruar, organet e drejtësisë duhet t’i gjejnë fajtorët për dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit.