Kosova
VV dhe AAK i dorëzojnë ankesat në Gjykatën Suprem për moscertifikim
Në një njoftim të fundit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot do të dorëzojnë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë, të cilët kanë probleme me ligjin, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesën në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-it në orën 11:00, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dorëzon në ora 14:00.
Nga ana tjetër, PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.
Edhe disa deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk iu është lejuar kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike, të cilave nuk iu certifikuan kandidatët për deputetë.
Sipas ligjit, të gjitha palët që nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-it mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët brenda 24 orëve mund të dorëzojnë ankesat në Supreme, dhe Gjykata më pas ka afat 72 orë që t’u përgjigjet ankesave të paraqitura. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor