Sporte Luftarake
‘Vullkani’ shqiptar të shtunën ngjitet në ring, kërkon fitore
Boksieri shqiptar i cili jeton dhe vepron në Bazelit, Faton Vukshinaj do të ketë një meç të rëndësishëm të shtunën
Faton Vukshinaj, i njohur me nofkën ‘Vullkani’, të shtunën (nesër) do të ngjitet në ring dhe do të ketë një duel shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, do të ndeshet me boksierin argjentinas, Nicolas Pito, i cili ka bilanc prej 26 fitoreve dhe nëntë humbjeve, shkruan albinfo.ch.
Vukshinaj po përgatitet maksimalisht për këtë duel, që zhvillohet në Bazel. Ai ka 13 fitore në boksin profesionist, prej tyre tetë me nokaut dhe dy barazime.
Ai ka kërkuar përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç e kanë përkrahur gjithmonë, ndërsa do të ketë edhe nëntë duele të tjera në këtë mbrëmje të madhe të boksit në Bazel.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë