Integrimi

Vula flet për “Alba Festival”, dashurinë për Zvicrën e skandalin e Loredanës

Këngëtari Ledri Vula është një super yll në Kosovë dhe në fund të muajit qershor do të jetë në "Alba Festival" në Cyrih. Në një intervistë për “20 min”, ai flet edhe për dashurinë e tij për Zvicrën

1 .3 milionë ndjekës në Instagram dhe mbi 100 milionë shikime video në Youtube: Në Kosovë, Ledri Vula (32) është një nga yjet e mëdhenj dhe hitet e tij janë të njohura edhe në Zvicër.

Ai ka dhënë një intervistë për “20 min”, duke treguar edhe për dashurinë e tij për Zvicrën, përcjell albinfo.ch.

Më 29 qershor, Vula performon në “Alba Festival” në Cyrih. “Ndihem si në shtëpi në Zvicër”, tha reperi në një intervistë.

Ai flet edhe për shqiptarët në Zvicër dhe botë, si dhe është i lumtur që këngët e tij dëgjohen edhe në Zvicër. Ledri ka njohuri edhe për muzikën zvicerane. Gjithashtu në fund flet edhe për skandalin e Loredanës në Zvicër, duke thënë se kjo nuk kontribuon në imazhin e shqiptarëve në Zvicër.

VIDEO