Kosova

Vuçiq thotë se Perëndimi mund ta bindë Kosovën për Asociacionin

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë udhëtuar për në Beograd, ku janë pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Atyre, Vuçiq iu ka thënë se është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka shkruar në Instagram se Perëndimi ka mekanizma që mund ta bindë Kosovën që ta bëjë këtë, përcjell Albinfo.ch.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset.

Megjithatë, Kosova beson se bandat kriminale të dirigjuara nga Aleksandër Vuçiq në veri kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it./Albinfo.ch