Kosova

Vuçiq planifikon të fillojë debatin e brendshëm për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit e tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.

“Në ditët e ardhshme do të bisedoj me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmen. Nëse ne e plotësojmë 100 për qind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 për qind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigjja e vetme e mundshme”, tha presidenti Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo, shkruan kohanet, përcjell albinfo.ch.

Reagimi i presidentit Vuçiq për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq. Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e presidentit Vuçiq.