Lajme
Vuçiq për situatën aktuale në Serbi: Qeveri e re ose zgjedhje të reja
Pas dorëheqjes së djeshme të kryetarit të qeverisë serbe, Millosh Vuçeviq, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq iu drejtua mbrëmë opinionit dhe foli për procedurën e mëtejmë lidhur me krizën qeveritare dhe gjendjen në vend, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ekzistojnë dy opsione: formimi i qeverisë brenda 30 ditësh (nëse arrihet ndonjë marrëveshje) ose shpallja e zgjedhjeve të reja.
“Jam i hapur për të dyja opsionet. Mund të kemi zgjedhje pas 75 ditësh, muaji prill është më i mundshmi. Por, nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka thënë ai, duke shtuar se detyra kryesore e autoriteteve tani është ruajtja e stabilitetit.
Në drejtimin e tij opinionit në Serbi, Vuçiq vlerësoi se gjendja në Serbi është drametike. Ai tha se „në Vojvodinë po dëgjohen ide separatiste, ku kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë“. Mirëpo, presidenti serb shtoi se ai do të shkojë në Vojvodinë dhe do të evitojë këto ide.
Vuçiqi “falënderoi” shqiptarët në Kosovë dhe kroatët në Kroaci, që sipas tij “janë gëzuar shumë që ai (Vuçiqi) është në knockdown pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviq”. Por, ai tha se “do të zgjohet prapë dhe se nuk dorëzohet”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
Faton Bislimi përfaqësues kombëtar në “Sister Cities International” për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut -
Dijon Kameri, talenti i ri që Foda e ka vënë re për Kombëtaren e Kosovës -
Akuza të rënda në Gjenevë: Dy burra në gjyq për financimin e xhihadistëve kosovarë -
Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen 50 vende pune në spitalin e Lausannës Spitali Universitar i Lausannës (CHUV) njoftoi të martën se po riorganizon kërkimin në fushën e onkologjisë... -
Zvicra po përballet me mungesë gjithnjë e më të madhe të pilotëve ushtarakë -
Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian -
Zvicra më e prekur nga ndryshimet klimatike se sa pritej -
Sigurimet plotësuese trefishojnë tarifat e disa mjekëve në Zvicër











