Kosova
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,, ka thënë se do të dalë me përgjigje me “masa serioze” në 72 orët e ardhshme. Deklaratën e ka dhënë pas takimit që ka pasur të martën me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç ka thënë Vuçiqi, ai do t’i adresohet popullit serb për kërkesat e Serbisë pas “sulmeve brutale mbi popullatën serbe në veri të Kosovës”.
“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për Kosovën, fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut… Ne do t’u përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Presidenti Vuçiq e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “se nuk po i përmbush ato që i kërkon Serbia”.
“…Do të kemi shumë takime të rëndësishme, sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Ardian Gega mbajti koncert në qytetin Leipzig Muzikanti shqiptar, Ardian Gega, mbajti koncert në qytetin Leipzig, përcjell albinfo.ch. Vlen të theksohet se koncerti...
-
I riu shqiptar pranohet si hulumtues shkencor në Imperial College London
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Celine Dion po përgatitet të këndojë në Eurosong 2025 Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, nuk ka ndërmend të “zhduket” sërish nga qendra e vëmendjes,...
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën