Kosova
Vuçiq: Kemi presion për ta njohur Kosovën për anëtarësim në BE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar sot se për Serbinë është jetike zgjidhja e problemit me Kosovën.
Vuçiq e ka pranuar gjithashtu se zgjidhja e problemit me Kosovën është edhe kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch
“Ajo që ne po shohim është presion madje shumë presion për Kosovën. Ky është problemi ynë”,tha Vuçiq, pas takimit me ish-kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Rompuy i cili ishte gjithashtu edhe kreu i Komisionit Evropian.
Vuçiq javën e kaluar ka pritur në takim edhe të Dërguarin e Posaçëm të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, takim nga i cili Vuçiq nuk ka dalur i kënaqur.
Sipas asaj që ka treguar këshilltarja për media e Vuçiqit, ky takim ka qenë një prej më të vështirëve, meqenëse pas takimit Vuçiq s’kishte biseduar me askënd prej stafit të tij për disa minuta me radhë.
Ndërkohë, mediat serbe patën raportuar se Grenell i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Vetë Vuçiq ka folur pak për këtë takim me të dërguarin e Trump, duke thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se Serbia nuk do të marrë asgjë në këmbim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?