Lajme
Vuçiq i kënaqur me mikpritjen shqiptare
Më pëlqeu qëndrimi këtu dhe jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve dhe të kryeministrit Rama. Shpresoj se do të vij sërish në Tiranë, tha kryeministri serb, Vuçiq
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq shprehet i kënaqur me mikpritjen që gjeti në Shqipëri, madje tha se darka në Tiranë ishte më e mirë se në Beograd. Në intervistën e shkurtër dhënë TCH, ai shprehet si sigurt se kjo nuk do të jetë vizita e tij fundit në kryeqytetin shqiptar. Ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme dhe po shikojnë përpara, veçanërisht që të shfrytëzojnë të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.
Kjo ishte vizita juaj e parë si kryeministër i Serbisë në kryeqytetin shqiptar. Cilat ishin përshtypjet që morët nga Tirana, zoti Vuçiq?
Vuçiq: Nuk mund të them se arrita të shoh shumë nga Tirana. Por më pëlqeu qëndrimi këtu dhe jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve dhe të kryeministrit Rama. Shpresoj se do të vij sërish në Tiranë.
Kryeministri Rama nuk bëri të njëjtën deklaratë për Kosovën, si në Beograd. A ishte kjo pjesë e marrëveshjes, që ju të vinit në Tiranë?
Vuçiq: Jo, jo, aspak. Ai ishte në pozicionin, që mund të thoshte çfarë të donte. Ai tha atë që mendoi, unë thashë atë që mendova. Ishte nga të dyja anët e ndershme. Ne ishim të gjithë të sinqertë, ai përfaqësoi pozicionin e tij, unë përfaqësova pozicionin tim. Por ne u përqendruam tek e ardhmja. Ne duam të mendojmë për të ardhmen dhe kjo ishte shumë gjë e mirë.
Ka një marrëveshje prej 7 pikash mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverisë serbe. Kur do të implementohet marrëveshja, për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë pasur objeksione?
Vuçiq: Ne po bëjmë më të mirën për ta implementuar, por këtu ka një marrëveshje mes serbëve, një numri jo të madh serbësh në Shqipëri me qeverinë shqiptare. Unë iu luta mikut tim, Edi Rama t’i presë ata, të flasë me ta, njëkohësisht unë do të bëj më të mirën për të drejtat e shqiptarëve, sepse duam të jemi shumë transparentë me qytetarët tanë në Preshevë dhe Bujanoc. Por sigurisht, ne duam që kjo të ndodhë njësoj me serbët në Shkodër, Vrakë, Fier dhe qytete të tjera.
Dhe në fund zoti Vuçiç, ishte një darkë më e mirë ajo në Beograd, apo ajo e mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë? I mungoi kësaj darke zoti Daçiq dhe këngët e tij?
Vuçiq: Ishte një darkë më e mirë këtu. Por unë mendoj se kolegëve tanë iu mungoi ai.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?