Lajme
Vuçiq fiton zgjedhjet presidenciale në Serbi
Aleksander Vuçiq, si kandidat i partisë i Partisë Përparimtare Serbe, ka fituar rreth 55 për qind të votave në Serbi, duke shmangur balotazhin. Ai mbrapa la rivalin, Sasha jankoviq, i cili fitoi rreth 16 për qind të votave

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka shpallur fitore në zgjedhjet e sotme presidenciale në Serbi, duke fituar në raundin e parë më shumë se 50 për qind të votave. Vuçiq, kandidat i Partisë Përparimtare Serbe, ka shmangur balotazhin, duke e lënë mbrapa rivalin, Sasha Jankoviq, i cili fitoi rreth 16 për qind të votave.
Siç e përshkruan agjencia Reuters, Vuçiq me fitoren bindëse konfirmohet lideri i pakundërshtueshëm në këtë vend të Ballkanit.
Para bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tij të shumtë, në selinë e partisë së tij, Vuçiq është shprehur shumë i lumtur për atë që ai e ka quajtur fitore bindëse. Ai ka thënë se serbët kanë treguar me votën e tyre se në cilin drejtim dëshirojnë të shkojnë. Në bazë të 87.7 për qind të votave të numëruara, kryeministri serb ka marrë 55.00 për qind.
Sipas Komisionit serb të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë pasur 6.7 milionë serb, ndërsa bazuar në parashikimet e fundit, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 50 për qind të votuesve. Zgjedhjet presidenciale serbe, janë mbajtur edhe në territorin e Kosovës pasi që këtë e ka mundësuar Qeveria e Kosovës, por e kanë kundërshtuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në garën zgjedhore për president të Serbisë kanë marrë pjesë 11 kandidatë: Sasha Jankoviq, Vuk Jeremiq, Miroslav Paroviq, Sasha Raduloviq, Luka Maksimoviq, Aleksandar Vuçiq, Boshko Obradoviq, Vojislav Sheshel, Aleksandar Popoviq, Milan Stamatoviq dhe Nenad Çanak.
Në postin e presidentit, Vuçiq e pason bashkë partiakun e tij, radikalin Tomisllav Nikoliqin, i cili në vitin 2012 u zgjodh president i Serbisë, duk e mundur në garën e balotazhit kandidatin e demokrat, Boris Tadiq.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë Një grua 35-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj për dhunë – më vonë ka...
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
Jeta në Zvicër
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë ka hapur një ankand online për shitjen e inventarit...
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale
-
Çfarë mund të ndodhë nëse fëmijët e humbasin shkollën në Zvicër?
-
Zvicër: Humb jetën një punëtor 28-vjeçar në kantierin e ndërtimit
-
Policia e Fribourgut e quan femicid vrasjen e gruas kosovare nga bashkëshorti në Epagny