Lajme
Vuçiq: Edhe për disa vjet nuk ka njohje të Kosovës
I pyetur nga gazetarët, sikur pas zgjedhjeve postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan opozitar, i cili do ta njihte Kosovën, Vuçiq tha: “për këtë vetëm mund të shpresoni”
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka nisur të dielën (sot) një turne nëpër Kosovë, duke vizituar enklavat serbe. Ai është pritur nga banorët serbe në veriun e vendit, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e Beogradit se nuk ka njohje të pavarësisë të Kosovës, pavarësisht “relaksimit” të raporteve ndërmjet dy vendeve.
Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë se kur do të vijë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka theksuar se kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, duke aluduar në atë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.
“Kryeministri serb viziton pjesë të ndryshme të Kosovës. Do të shkojë sërish në manastirin e Graçanicës, në Fushë Kosovë, do të flas me njerëzit atje. Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj edhe me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq, raporton mediumi serb B92.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi të premten në Prishtinë, Vuçiq tha se “nuk ka asgjë prej kësaj pune, e as që do të ketë edhe për një kohë të gjatë”, transmeton Koha.net.
I pyetur se si do të reagonte sikur pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan nga opozita cili do ta njihte Kosovën, Vuçiq është përgjigjur se “për këtë vetëm mund të shpresoni”. “Ndoshta këto ëndrra edhe ju realizohen”, ka thënë ai.
Kryeministri n e Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Mitrovicë, po e shoqërojnë ministrat e Serbisë, Aleksandar Vulin, Vanja Udoviciq, Zllatibor Lloncar, dhe Marko Gjuriq, si dhe Branimir Stojanoviq, zëvendës i kryeministrit Mustafa, bashkë me dy ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jetiq.
Kryeministri serb ka vizituar minatorët e Trepçës në Leposaviq, pastaj banorët e Zveçanit si dhe ka inauguruar Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës. Ai ka ardhur në Kosovës si kryetar i Partisë progresive serbe, në kuadër të fushatës zgjedhore që po bëhet në Serbi. Zgjedhjet atje mbahen me 24 prill.
Ai në Kosvë po qëndron me leje të Qeverisë së Kosovës, ndërsa për sigurinë e tij janë angazhuar edhe polica ROSU e Kosovës.
Vuçiq ka vizituar një pjesë të Trepçës, ku ka thënë se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.
Ardhja e kryeministri serb, Vuçiq ka ngjallur reagime tek partitë dhe përfaqësuesit e e opozitës.
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ardhja e Vuçiqit në Kosovë tregon se Qeveria e Republikës nuk brengoset për kontrollin e shtetit. Haradinaj ka thënë se kryeministri serb, Kosovën është duke e vizituar për të treguar patriotizëm, si dhe për fushatën zgjedhore.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind