Kosova

Vuçiq e pranon se Radojçiq ishte në Banjskë në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka qenë në sulmin në Banjskë të Zveçanit të dielën.

Mediumi serb “Danas”, ka publikuar videon, ku Vuçiq gjatë intervistës e pranon se Radoiçiq ishte prezent të dielën në Banjskë.

Tutje, Vuçiq ka thënë se personat e tjerë nuk i ka njohur, por që ka dëgjuar tashmë për ta.

Gazetari i RTS-së, pyeti Vuçiqin duke i thënë se “sa dini për organizimin e atyre njerëzve, që komandojnë ata njerëz nga Kosova, a i njihni ata njerëz”.

“Si nuk e njoh Milan Radoiçiqin”, u përgjigj Vuçiqi.

“A i komandon ai ata?” – pyeti gazetari.

“Nuk e di nëse i komandon, por më pyetët nëse i njoh ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Këta tjerët nuk e di se cilët ishin, dhe as nuk e kam njohur asnjë. Tash kam dëgjuar për këta njerëz”, u përgjigj Vuçiq.

“Vuçiq u hutua, pastaj pranoi se Milan Radoiçiq ishte në mesin e serbëve që u përplasën me policinë e Kosovës të dielën”, ka shkruar gazeta “Danas”