Kosova

Vuçiq ankohet për pjesëmarrjen e Kurtit në darkën e liderëve në Athinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u është drejtuar qytetarëve të tij me një mesazh nga Athina, ku po qëndron në darkën joformale të liderëve të Ballkanit, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai ka shprehur rezerva për mënyrën si është organizuar darka, pasi sipas tij, nuk i takon Kosovës të përfaqësohet në tryezë, në kushtet kur Greqia nuk e njeh si shtet.

“Format i çuditshëm sonte në Athinë. Na kanë ftuar pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, por kush dhe si nuk e di. Disa nuk janë ftuar, por është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Athina nuk e njeh Kosovën. I ftuar ishte edhe Zelenski. Do të jetë interesante në darkë”, tha presidenti i Serbisë.