Kosova
Vuçiq, nga Kuvendi i Serbisë, flet për dialogun me Kosovën
Në fjalimin që është duke mbajtur në Kuvendin e Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.
Kështu tha Vuçiqi në fillim të fjalimit të tij, në një seancë parlamentare kushtuar Kosovës, raporton Tanjug, përcjell Koha.net.
“Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të mendojë se ne nuk do të luftojmë më shumë se të tjerët për popullin tonë në Kosovë, veçanërisht ata që e njohin të vërtetën, por qëllimisht janë të heshtur”, ka thënë Vuçiqi.
Duke folur për Dialogun e Brukselit, Vuçiqi ka thënë se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë shumë të rëndësishme. Sipas tij, me këtë proces Serbia ka arritur të fitojë kohë për të ndaluar humbjen e Kosovës si dhe, siç ka thënë, për të rivendosur reputacionin e Serbisë.
“Dialogu arriti të sjellë përsëri çështjen e Kosovës në tryezë të bisedimeve”, ka thënë Vuçiq.
“Ne kemi kërkuar kohë për të shpëtuar tokën tonë atje. Më është thënë se duhet të flini, edhe nuk është e mirë që të bisedohet me Thaçin, por ju duhet ta bëni se kjo është e mirë për vendin tuaj”, ka thënë Vuçiqi.
Vuçiqi ka folur edhe për mosformimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa ka thënë se Kosova nuk e bëri një gjë të tillë pasi u lejua nga Perëndimi, përcjell Albinfo.ch nga raportimet e Koha.net.
“Forcat evropiane dhe Shtetet e Bashkuara lejuan që Prishtina të mos formonte Asociacionin e komunave serbe për gjashtë vjet, që ishte detyrimi i vetëm i shqiptarëve nga Marrëveshja e Brukselit”, tha presidenti Vuçiq, përcjell Tanjug, transmeton Koha.net.
“Serbët në veri të Mitrovicës, sidomos sot, janë absolutisht dominues në të gjitha institucionet, e që këtë rast nuk e kishin pasur deri në vitin 2013. Ata që flasin për gjyqësorin – do të doja të them një gjë: Imagjinoni se dikush përdhunoi një grua serbe në Kosovë, çfarë mund të bëjmë? – të ngremë aktakuzën në Kralevë ose nuk kemi mundësi fare të ndjekim penalisht përdhunuesin”, ka thënë Vuçiqi.
Vuçiqi e ka quajtur katastrofë për Serbinë atë që, sipas tij, në Kosovë numri i serbëve në 30 vjetët e fundit është përgjysmuar.
Fjalia e tij se “në Kosovë nuk do të ketë më masakra të reja ndaj serbëve”, mori duartrokitjet e deputetëve.
Tutje ai ka thënë se pa hyrë në thelbin e problemit, Serbia e kishte neglizhuar fuqinë e bashkësisë ndërkombëtare më 1999, duke e cilësuar “agresionin e NATO-s si humbjen më tragjike të Serbisë në 500 vjet histori”.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025 Pavarësisht nëse udhëtoni drejt, nga ose brenda Zvicrës, rregullat dhe ndryshimet e reja do të jenë...
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit