Lajme
“Vriti, zhduki shqiptarët” – Serbët në Vjenë, thirrje fashiste pas humbjes nga Zvicra
Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më, u këndua mbrëmë nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës, ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake
Tifozët serbë e përjetojnë çdo humbje kundër Zvicrës në futboll si një humbje përballë shqiptarëve. Kështu ka qenë edhe në natën e të premtes, kur përfaqësuesja e tyre është mposhtur 3-2 nga zviceranët dhe është eliminuar nga Botërori 2022.
Ata e kanë përjetuar shumë keq këtë sfidë dhe shembulli më i qartë është ai që ka ndodhur në Vjenë.
Një grup i madh tifozësh serbë kanë dalë në rrugë pas ndeshjes dhe kanë filluar me thirrje nacionaliste, për të vazhduar më pas me sloganet e dhe koret e fyerjet kundër shqiptarëve.
Thirrjet fashiste “ubi, ubi” që kujtonin shumë thirrjet në Beograd në ndeshjen ndaj Shqipërisë, janë dëgjuar mbrëmë edhe në rrugët e Vjenës. “Vritini, masakrojini, që shqiptarët të mos ekzistojnë më”, u këndua nga grupet e serbëve në rrugët e Vjenës, ku më pas u përleshën edhe me forcat e policisë austriake.
Gazeta heute.at, e cila ka raportuar për këtë ngjarje që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ottakring në Vjenë, ka shkruar se një gjest i ulët në këtë ndeshje është dëgjuar edhe nga trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç. “Në duelin ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, gafë verbale ka bërë edhe shefi i ekipit serb, Dragan Stojkoviq. Gjatë lojës ai u pa qartë duke sharë me nënë shqiptarë, kur rezultati ishte 2-1 për serbët. Më këto fjalë, ai ka aluduar për dy zviceranët Xhaka dhe Shaqiri, të cilët kanë rrënjë shqiptare”, shkruan heute,at, përcjell albinfo.at.
View this post on Instagram
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor