Kosova

Vritet njëri nga pjesëtarët e grupit kriminal në veri, konfirmon Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka vrarë njërin nga pjesëtarët e grupit kriminal në veri.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.