Bota
Vritet një polic dhe sulmuesi: ISIS merr përgjegjësinë
Ndërkohë ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ende nuk është e qartë nëse sulmuesi ka qenë i vetëm apo bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër
Në avenynë Champs Elysees të Parisit sonte rreth orës 21 në një këmbim armësh është vrarë një polic dhe një sulmues. Siç bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Francës është plagosur edhe një polic tjetër. Fillimisht është folur për dy policë të vrarë por ndërkohë autoritetet kanë konfirmuar se i vrarë është vetëm një polic.
Ndërkohë ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Tash për tash ende nuk është e qartë nëse sulmuesi ka qenë i vetëm apo bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër. Policia ka apeluar te popullata që ta shmangin daljen në zonën ku ka ndodhur sulmi.
Edhe më tutje mungojnë informacione në lidhje me prapavijën e sulmit, nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist ose jo.
Për shkak të zgjedhjeve presidenciale që mbahen këtë të diele, forcat e sigurisë në gjithë Francën janë në gjendje gatishmërie.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër