Shkurt.ch

Vritet një banor i qendrës së azilit në Bernë

Zënka në mes të banorëve në qendrën e azilit në Gampelen kishte përfunduar me vdekjen e njërit nga azilkërkuesit të përfshirë në konflikt

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, ndërsa motivet e këtij rasti po i heton policia.

Prokuroria Rajonale e Bernës,  Jura- Seeland dhe policia kantonale e Bernës njoftuan të hënën në mëngjes, se ishin i lajmëruar rreth orës 19:40 për një zënkë që kishte ndodhur në shtëpinë për strehim të azilkërkuesve “Eschenhof” në Bernë.  Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia kishte gjetur një njeri të plagosur  rëndë.Ai kishte vdekur edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar një ekip i intervenimit të shpejt  “Rega”.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacione në lidhje me rrethanat e vdekjes së viktimës dhe për dorasin për shkak të hetimeve që ende po vazhdojnë. I arrestuari po hetohet se çfarë lidhje ka me rastin.

Në qendrën Gampelen të Bernës ku ka ndodhur rasti, banojnë përkohësisht persona me status të refuzuar të azilit.