Shqipëria
Vritet njê 60 vjeçar shqiptar në Greqi, qëllohet me armë zjarri para banesës së tij
Një 60-vjeçar shqiptar raportohet të jetë vrarë me armë zjarri në lagjen Paleo Faliro të Athinës mbrëmjen e sotme. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë pallatit ku viktima jetonte në rrugën 44 Atlantos, të kryeqytetit grek.
Persona të panjohur kanë hapur zjarr në drejtim të shqiptarit dhe janë larguar me shpejtësi.
Viktima është qëlluar në gjoks dhe me ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës është dërguar i gjallë në spitalin Evangjelismos, kur ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të marra, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policore dhe në vendngjarje janë gjetur të paktën dy gëzhoja 9 mm.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por sipas Protothema ajo mund të lidhet me të shkuarën e 60-vjeçarit, i cili është i njohur nga policia për përfshirje në grupe kriminale të trafikut të drogës, kontrabandë cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.
Nga vlerësimet paraprake policia helene dyshon se bëhet fjalë për vrasje për larje hesapesh.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026