Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë” Anëtarët e shoqatës shqiptare "Rinia" nga Kriens-i (Luzern) janë ende të shokuar nga mënyra se si...
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
Jeta në Zvicër
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët Punëtorët ndërkufitarë që kërkojnë punë në Gjenevë mund të duhet të pranojnë pozicione me pagesë më...
-
Pse mund të humbisni para nëse rezervoni klasën e parë me aplikacionin e trenit zviceran
-
Si u tentua të fitohet Xhekpoti në lotarinë zvicerane
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Pronarët zviceranë optimistë për kompanitë e tyre në 2025-ën