Integrimi
Vritet kosovari para një klubi të natës
Zënka ka ndodhur në mes të klientëve të "Club 3000" që në të vërtetë është një shtëpi publike në të cilën rreth 30 prostituta ofrojnë shërbimet e tyre
Personi i vrarë në një zënkë që ka ndodhur natën në mes të martës dhe të mërkurës para një lokali të natës në Rapperswil të Bernës ka qenë kosovar i moshës 39 vjeçare. Në po këtë zënkë ka pësuar plagë edhe një person tjetër por ai nuk është në rrezik jete. Zënka para klubit me emrin Club 3000 ka ndodhur rreth orës 2 të pas mesnatës, dhe në të janë përfshirë një numër personash.
Policia që kishte ardhur pas krismave kishte gjetur në vendin e ngjarjes një person të plagosur rëndë. Viktima, që më vonë u konstatua se ishte një person nga Kosova me qëndrim në rrethinën e Bernës ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pasi e kishin transportuar në spital.
Policia nuk ka mundur ende të japë hollësi në lidhje me rrethanat e vrasjes, por sipas një zëdhënësi të saj. Ajo që gazeta “Berner Zeitung” merr vesh nga dëshmitarët që nuk kanë dashur të identifikohen, është se zënka ka ndodhur në mes të klientëve. Klubi 3000 është në të vërtetë një shtëpi publike në të cilën rreth 30 prostituta ofrojnë shërbimet e tyre.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?