CH-Ballkani

Vritet edhe një xhihadist shqiptar në Siri

Valdet Gashi

Valdet Gashi, kampioni i Thai-boksit që luftonte në Siri në radhët e xhihadistëve të shtetit Islamik, ISIS, ka vdekur.

Gashi është vrarë para një jave, njofton televzioni zviceran SRF, duke iu referuar vëllait të Valdet Gashit. Mbi rrethanat e vdekjës së tij nuk ka shumë informacione, mediat e shumta zvicerane kanë marrë lajmin me rezervë.

Eksperti i ekstremizmit, Samuel Althof, ka qenë me Valdet Gashin në lidhje përmes Whatsapp-it deri sa telefoni i tij i dorës është shkëputur nga lidhja.

Lajmet e reja mbi vdekjen e tij, ai i merr me rezerva. „Ne nuk e dimë, çfarë fshihet pas lajmit mbi vdekjen e tij. Ndoshta është propagandë“, ka thënë ai për televizionin zviceran SRF.

Valdet Gashi donte të vdiste si martir dhe ia ka dalur, shkruan gazeta zvicerane, „Blick“.

29 vjeçari me nënshtetësi gjermane ka jetuar në Winterthuri të Zvicrës. Babai i dy fëmijëve, me prejardhje nga Klina e Kosovës, iu ka bashkangjitur organizatës terorriste IS në janar të këtij viti dhe ka qenë vazhdimisht në qënder të mediave zvicerane. Së fundi mbi angazhimin e tij rreth rekrutimit të të rinjëve nga Zvicra për luftën e xhihadit.