Maqedonia

Vritet edhe një shqiptar në Siri

Viktima e radhës është nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi dhe ka qenë boksier

Lufta e Sirisë vazhdon të flijojë shumë shqiptarë. Viktima e radhës është nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi dhe ka qenë boksier, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë.

Lajmin e vrasjes së Kamberit, e ka lajmëruar në rrjetet sociale, trajneri i klubit të boksit “Shkupi”, Naser Haruni, përcjell albinfo.ch.

Me vrasjen e Ademit, shkon në 40 numri i shqiptarëve të vrarë në frontet e luftës në Siri dhe Irak, prej tyre edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Me qindra shqiptarë kanë qenë në frontet e luftës në Siri dhe Irak, dhe dhjetëra prej tyre kanë vdekur.