Shkurt.ch

Vriten dy shqiptarë për disa qindra euro!

Pasi që i vritet vëllai, Krista, Mikeli e ndjek vrasësin, Adnanin dhe e vret atë me një shpatë samurajësh

Të dielën e kaluar janë vrarë dy shqiptarë, në një bar të Dresdenit, Gjermani. Pas paqartësisë së fillimit, policia ka hedhur dritë mbi motivin dhe rrethanat e vrasjes. Bëhej fjalë për një konflikt në mes të dy familjeve shqiptare për borxhet e ndërsjella.

Sipas të dhënave që disponon policia, Adnan J. me dy vëllezërit e tij kishte sulmuar barin që është në pronësi të shqiptarit tjetër Zef S., i cili ka po ashtu një firmë ndërtimi. Zefi, sipas policisë i kishte një borxh prej qindra eurosh në emër të rrogës vëllait të Adnanit, i cili kishte punuar te Zefi.

Në konflikt e sipër Adnan J. e sulmon papritur me thikë Kristën, vëllanë e Zefit dhe niset të ikë nga vendi i krimit. Por atë e kap vëllai tjetër i Zefit, Mikeli i cili e ther atë në shenjë hakmarrjeje, siç shkruan shtypi gjerman, me një shpatë samurajësh, në pikë të ditës. Bilanci tragjik i kësaj zënke është dy të vrarë.

Katër vëllezërit e mbijetuar, të të dy familjeve janë marrë në burgun për hetime.