Kosova
Vrasjen në dasmën në Ferizaj dyshohet se e kreu një zyrtar policor, arrestohet
Vritet në dasëm gjyshi i dhëndrit
Një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen që ndodhi në afërsi të një restoranti dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka, i cili tha se në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe IPK-ja.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, tha Reka.
Tutje, ai tha se viktima i përket vitit të lindjes 1935, teksa nuk i bëri të ditura motivet.
Ndërsa, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se dyshimet fillestare janë se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur ngjarja.
“Dyshimet fillestare janë se një zyrtar, jashtë detyrës zyrtare, është i përfshirë në këtë rast. Ekipet e IPK-së janë duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe njësitet tjera janë aty”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim