Integrimi
Vrasje në mes shqiptarësh, 3 vjet e 8 muaj burg
Konflikti ndizet për shkak të 260 erove të cilat gjoja ia kishte borxh familja S. familjes J.
Ka vrarë njeriun për hakmarrje dhe është dënuar me vetëm tre vjet e tetë muaj burg. Madje shqiptari 32 vjeçar me emrin Mensur aktualisht nuk mund ta fillojë vuajtjen as të këtij dënimi, pasi që ende vuan nga një lëndim që ka marrë duke u rrëzuar nga skelja. Ai veç lëndimit fizik ka edhe një çrregullim postraumatik. Më parë ai ka qëndruar 16 muaj në paraburgim.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 23 shtator të vitit 2012. Tre vëllezërit: Mensuri (32 vjeç) Adnani (34, tashmë i vdekur) dhe Qerim J. futen në barin e familjes S në Dresden-Löbtau. Kjo familje ka në pronësi edhe një ndërmarrje ndërtimi, në të cilën punojnë herë pas here edhe vëllezërit J.
Konflikti ndizet për shkak të 260 erove të cilat gjoja ia kishte borxh familja S. familjes J. Me këtë rast Kristë S., goditet tri herë me thikë nga Mensuri dhe vdes. Ndërsa Mikeli, duke u përpjekur ta mbrojë vëllanë e vet Kristën, e godet vëllanë e Mensurit, Adnanin (34vjeç) me një shpatë samurajësh, shkruan bild.de.
Prokuroria kishte kërkuar nëntë vjet burg për të akuzuarin mirëpo trupi gjykues i Gjykatës së landit në Dresden, duke vlerësuar gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, përgjegjshmërinë e tij të kufizuar si dhe pranimin e fajit dhe pendimin, ka shqiptuar atij një dënim më të butë. Sipas prokurorit, Mensuri kishte sulmuar i pari me thikë, pa pasur ndonjë shkas. Veç kësaj, ai është përgjegjës edhe për vdekjen e të vëllait, që kishte ardhur si pasojë e sulmit të tij.
Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm, kundër tij mund të ushtrohet ankesë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim