CH-Ballkani
Vrasje e trefishtë në Gjakovë, me motiv gjakmarrjeje
Viktimat janë: V. I, i moshës 35 vjeçare, A. I, i moshës 28 vjeçare si dhe Z. K i moshës 37 vjeçare. Kryeprokurori Selimaj ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja

Si pasojë e një përleshjeje me armë janë vrarë sot në Gjakovë tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Ismail Qemajli”, (qarshia e vjetër) në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, shkruan kosovapress.com. “Në orën 16:00 ka ndodhur një vrasje, ku tre persona kanë humbur jetën, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë informatës dhe janë në kërkim të të dyshimtit”, ka thënë Podrimaj.
Ajo ka shtuar se viktimat janë të gjinisë mashkullore, të moshës 25-35 vjeçare.
Ndërkohë policia njofton se ngjarja ka ndodhur në njërën prej kafiterive të qytetit të Gjakovës.
Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ,,Isa Grezda “ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.
Viktimat janë: V. I, i moshës 35 vjeçare, A. I, i moshës 28 vjeçare si dhe Z. K i moshës 37 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Policia thotë se deri më tani nuk ka të arrestuar, dhe se patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm.
Autori i vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë dyshohet të jetë Gjelbrim Gj.
Këtë informacion e ka dhënë për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë, Ali Selimaj.
Sipas tij, Policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin.
Selimaj ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja.
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara