Maqedonia

Vrasje e dyfishtë në Çarshinë e Shkupit

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit. Mediat atje raportojnë se vrasja ka ndodhur pas një përleshje. Kjo është konfirmuar edhe nga Mnistria e Brendshme, përcjell albinfo.ch.

“Më 06.03.2023, në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.