Integrimi
Vrasja në xhami ka tronditur shqiptarët e besimit mysliman
Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten në qytetin e St.Gallenit ka tronditur qytetarët e vendit, e veçmas të tronditur mbetën shqiptarët e besimit mysliman që në ato momente gjendeshin në xhami duke falur namazin e xhumasë.
Ata tregojnë se janë tmerruar me vrasjen makabre të bashktadhetarit të tyre, menjëherë pas „namazit të xhumasë”, një ritual i përjavshëm i faljes të premteve në xhaminë “El-Hidaje”.
66-vjeçari Gani Berisha nga Prizreni kishte parë me sy vrasjen makabre të bashktadhetarit me origjinë nga Presheva. “Tmerr i madh me pa një ngjarje të këtillë. Janë raste shumë të rralla të vrasjeve në xhami. Kjo na ka tronditur të gjithëve”, rrëfen për albinfo. ch rastin Berisha.
Besimtarët e mbledhur në panikë kanë braktisur xhaminë “El-Hidaje”, ndërsa autori i vrasjes është dëgjuar duke thënë: “Mos u tutni se u kry”, thonë dëshimtarët. “Mezi kam dalë nga xhamia, të gjithë ishin frikësuar me të dëgjuar krismat”, thotë për albinfo.ch Berisha.
Plaku Berisha thotë se nuk lejohen vrasjet as me “Kanun” në xhami, duke dyshuar se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Duke u bazuar në dëshmitë e të pranishmëve në momentin e vrasjes, albinfo.ch ka raportuar të premten se vrasja dyshohet se kishte ndodhur për motive hakmarrjeje.
“Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar po të njëjtës moshë për hakmarrje, ngase ia paska vrarë vëllain”, kishtë thënë Burim Berisha për albinfo.ch. Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve në vendin e tyre të origjinës.
Autori i vrasjes nuk ishte xhematë i rregullt i xhamisë “El Hidaje” në St.Gallen. Ai kishte ardhur për të kryer vrasjen nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës.
Në një njoftim të xhamisë El-Hidaje të lëshuar pas rastit të kobshëm, imami i kësaj xhamie, Mehas Alija dhe kryesia e saj thonë se motivet e vrasjes ende nuk janë të njohura.
„Rasti është nën hetime policore dhe kanë lutur xhematin që të mos përflitet dhe të spekulohet për rastin“, thuhet në njoftim.
„Bëjmë thirrje për përmbajtje dhe durim, kurse familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllimet tona“, thuhet më tutje në njoftimin e imamit dhe kryesisë së xhamisë El-Hidaje në Winkel të St.Gallenit.
Vrasjen në xhami e konfirmon edhe Policia e qytetit të Sankt Gallenit, e cila pak pas orës 14 ka marrë një telefonatë për të shtëna në xhami. Me të arritur në vendngjarje, policia bën të ditur se ka arrestuar një burrë të armatosur.
Në vendin e lutjeve brenda xhamisë, njoftojnë ata, është gjendur një burrë i vdekur.
Megjithatë, identitetin e viktimës dhe të dorasit policia thotë se ende nuk mund t’i bëjë publike. Policia kantonale e St.Gallenit thotë se bëhet fjalë për një shqiptar 51-vjecar me shtetësi zvicerane ndërsa dorasi i cili e ka pranuar vrasjen sipas policisë është me shtetësi serbe.
Ndërkohë që hetimet për rrjedhën e ngjarjes dhe mbi motivin që ka çuar deri te vrasja janë duke vazhduar.
Organet e rendit nuk kanë mundur t’i konfirmojnë, por as t’i demantojnë motivet e vrasjes të publikuara në media.
Albinfo.ch mëson se policia ka liruar xhaminë „El-Hidaje“ në orët e vona të së premtes pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira