Shkurt.ch

Vrasja në Pfäffikon – ngritet aktakuza kundër kosovarit

Pas më shumë se një viti, Prokuroria e Kantonit të Cyrihut ka konfirmuar aktakuzën kundër 59-vjeçarit nga Kosova

Krimi i rëndë që një shqiptar e kreu më 17 gusht të vitit të kaluar në Pfäffikon të kantonit të Cyrihut pati tronditur opinionin zviceran.

Shani B. pasi kishte vrarë bashkëshorten, kishte shkuar në Entin Social dhe me gjakftohtësi i kishte marrë jetën edhe shefes së entit në fjalë.

Pas më shumë se një viti, Prokuroria e Kantonit të Cyrihut ka konfirmuar aktakuzën kundër 59-vjeçarit nga Kosova.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kantonit të Cyrihut, Shani B. ngarkohet për vrasje të shumëfishtë, për lëndime që i ka shkaktuar gruas së tij, për kërcënimet ndaj gruas dhe vajzës së tij, si dhe për shkeljen e ligjit për mbajtje të armëve.

Prokuroria e Cyrihut thotë se autori i vrasjes së dyfishtë ka pranuar veprën, ndërsa nuk ka pranuar kërcënimet që i ka bërë bijës së tij.