Integrimi
Vrasja në Frasses (FR): Një histori hakmarrjeje që mori 22 jetë
Hetimet për vrasjen në Frasses (FR) tashmë janë mbyllur. Dy të pandehurit janë dërguar para Gjykatës Penale të Broye për vrasje. Viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, dhe këtë në prani të familjes së tij.
Hetimet kanë vënë në dukje se vrasja kishte ndodhur në kuadër të një konflikti në mes dy famlijeve kosovare, ka bërë të ditur sot prokurori i përgjithshëm i Friburgut përmes një deklarate. Gjakmarrja çoi në vdekjen e të paktën 12 njerëzve nga të dy klanet mes viteve 2000 dhe 2014, pa i përmendur vdekjen e një duzine të të afërmve të tyre.
Duke pasur parasysh heshtjen e të pandehurve, prokurori megjithatë ka mbajtur një hipotezë të dytë. Vrasja mund të jetë kryer nga dy persona të tjerë, të cilët janë ende të panjohur. Në këtë rast të pandehurit kanë qenë vetëm bashkëveprues, duke i furnizuar me armë dhe duke i ndihmuar vrasësit për të ikur.
Të dy të pandehurit tani janë referuar në Gjykatën Penale për vrasjen e kryer në komunën Broye dhe janë të akuzuar për vën ie në rrezik të jetës së të tjerëve, si dhe në pjesëmarrje/bashkëpunim në vrasje. Të dy burrat në fjalë gjenden në paraburgim që nga muaji gusht, respektivisht dhjetor 2013.
Video në vitin 2013:
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet Për të luftuar përdorimin e paligjshëm të pesticideve, qeveria federale do të financojë 1000 analiza laboratorike...
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër