Kosova

Vrasja e rëndë në Vushtrri, Policia e Kosovës jep detajet rreth rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:56, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku, sipas informatave zyrtare nga Policia, një burrë 58-vjeçar me inicialet A.M. dyshohet se ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare me inicialet N.H., e më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia, përmes një deklarate për media, ka njoftuar se në vendin e ngjarjes hetuesit policorë kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast tragjik, transmeton albinfo.ch.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga hetuesit policorë, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit, dhe po trajtohen si “Vrasje e rëndë” dhe “Vetëvrasje”.