Shkurt.ch

Vrasësi i policit ka shtënë me armë të ushtrisë?

Sipas policisë mbetet ende e paqartë nëse arma me të cilën është bërë vrasja ka qenë armë ushtrie ose jo

Njeriu i dyshuar nga Schafhausen-i (Bernë) për vrasjen e policit, ka poseduar armë ushtarake në kohën kur ka bërë vrasjen për të cilën ngarkohet.

Pas shpalljes së paaftë për shërbimin ushtarak në vitin 2007, ai nuk kishte dorëzuar kurrë pajisjet dhe armën e vet të shërbimit, shkruan blick.ch. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i forcave të armatosura të Zvicrës.

Pranim-dorëzimi i tyre, sipas zëdhënësit, ka qenë obligim i komandës së rrethit në kantonin e Bernës dhe bazës së logjistikës të armatës. Mirëpo komanda e rrethit e Bernës ka kundërshtuar këtë version.

Sipas policisë mbetet ende e paqartë nëse arma me të cilën është bërë vrasja ka qenë armë ushtrie ose jo.