Portrete të firmave
„Vranç“, vera kosovare “Stone Castle” në Coop, dëshmi e cilësisë së lartë
„Vranç“, vera e “Stone Castle” në Coop, dëshmi e cilësisë së lartë"
Vreshta dhe Veraria e “StoneCastle” në zemër të Rahovecit është pronë private e familjes Gecaj dhe përfshin më shumë se 2247 hektarë tokë dhe vreshta premium. Veraria është ndërtuar në vitin 1952 dhe, që nga viti 2006, është nën pronësinë dhe operimin e familjes Gecaj. Avdi Gecaj, ka treguar për albinfo.ch se familja e tij nga viti 2006 kanë privatizuar fabrikën për prodhimin e verës “StoneCastle” me çmimin e blerjes 5.5 milionë dollarë dhe me 35 milionë investime shtesë. Sipas Gecajt, kompania që ai drejton, përgjatë një viti prodhon nga nëntë deri në trembëdhjetë milionë litra verë. StoneCastel, një kompani e suksesshme në fushën e saj, ka arritur që përveç ofrimit të një produkti të nivelit të lartë, të punësojë edhe një numër të madh punëtoresh, duke ndikuar kështu në gjenerimin e të hyrave për shumë familje në Kosovë. Stone Castle krenohet me rritjen e rrushit të cilësisë më të lartë dhe prodhimin e verërave premium.
Në bazë të kapacitetit të magazinës dhe vreshtave në vetë-pronësinë e saj, Stone Castle është njëri nga veraritë më të mëdha në Evropë.
Verërat e “Stone Castle” edhe në tryezat zvicerane
“Është në traditën tonë të nderojmë mysafirët, prandaj ku ka mënyrë më të mirë se kjo të bëhet me një shishe verë”, thotë Avdi Gecaj. Këtë traditë Gecaj, mëton ta sjellë edhe në tregun europian, më konkretisht në atë zviceran. Nuk është vetëm synimi që verërat e kompanisë “Stone Castle” të jenë prezente me qëllim shitjen e tyre si produkt, por dhe për të dëshmuar së Kosova ka traditë në kultivimin dhe prodhimin e verëvave me kualitet të lartë.
Prezenca e “Vranç” në marketet e “Coop” në Zvicër është referencë e qartë se ky prodhues ofron kualitet të lartë të verërave dhe pijeve të tjera alkoolike. Rruga për të hyrë në marketet e korporatës së “Coop”, nuk ka qenë aspak e lehtë. Falë një produkti cilësor i cili ka përmbushur kriteret e kualitetit evropian është bërë e mundur që verërat e “Stone Castle“ sot të gjenden në rrjetin e marketeve “Coop”, tregon Gecaj. Gecaj tutje, tregon se “Vranç” përveç që është e një cilësie të mirë, kjo lloj vere është edhe e veçantë për tregun europian ngase është verë tipike nga regjioni i Ballkanit.
Afaristi Gecaj tutje për albinfo.ch ka shpalosur edhe planet e kompanisë së tij për vitet në vijmë, duke u fokusuar edhe në ofrimin e një sërë sortimetesh për gastronomin shqiptare në Zvicer. Ai është shprehur se Restorantet shqiptare duhet të ndihen të sigurt me produkte dhe kualitetin që sjell “StoneCastle“ Qëllimi i jonë si kompani është që gastronomia shqiptare në Zvicër në vitet në vijmë të këtë një produkt me kualitet në tavolinat e tyre, produkt për të cilin do të ndiheshin krenar. Ai ka thënë se për këtë kompania “StoneCastel” do të garantoj një produkt që jo vetëm komiteti shqiptarë në Zvicër, por edhe gjithë të tjerët do të kenë të preferuan e tyre.
Për tu pranuar në Coop, “Vranç” ka kaluar të gjithë filtrat e cilësisë
“Coop” si një korporatë e suksesshme me rrjetin e gjerë të marketeve në të gjithë Zvicrën, ofron produkte të një niveli të lartë. Cilësia për “Coop” është një dhe e vetme, prandaj kjo njëherësh është dëshmi se verërat e “StoneCastel” jo rastësisht gjenden në rrjetet e marketeve të “Coop”. Për një kohë të shkurtër, sa vera “Vranç” është në stoqet e “Coop”, vlerësimi për këtë produkt është mjaft i mirë, tregon për albinfo.ch Besim Ramadani, shef i shitjes në korporaten “Coop”.
Ramadani ka thënë se për tu futur në rrjetet e maketeve “Coop”, vera “Vranç” ka kaluar nëpër shumë filtra të vlerësimit të cilësisë. Ai përmend se kjo lloj vere ka kaluar nëpër vlerësimet e degustatorëve të brendshëm të “Coop”, nga të cilët “StoneCastle“ është vlerësuar për kualitetin e saj të lartë.
Ramadani, tutje tregon se sipas raporteve që merr nga marketet e “Coop” ka numër të madh të kërkesave që vijnë për këtë verë. Ai ka thënë se për një kohë të shkurtër, “Vranç”, ka marrë një vend të veçantë. Shefi i shitjes në korporatën “Coop”, ka njoftuar se aktualisht vera “Vranç” gjendet në 52 pika të marketeve të Coop në të gjithë Zvicrën. “Vranç”, përveç se në pikat e shitjes mund të porositet edhe online në webshop-in e “Coop”.
Për udhëheqësin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati depërtimi dhe shitja e verës kosovare ’’Stone Castle’’, e varietetit ’’Vranҫ’’në tregun zviceran, respektivisht në rrjetin e marketeve të gjigantit ’’Coop’’, është vlerësuar të jetë një sukses tjetër i radhës, që e zgjeron listën e produkteve të tjera nga Kosova në Zvicër, disa nga të cilat tashmë janë prezentë në marketet e kësaj kompanie, ashtu si edhe në atë të Migros-it dhe të tjera.
“Kisha kënaqësinë që t’i takojë edhe personalisht në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih përfaqësuesit e kompanisë kosovare ’’Stone Castle’’ dhe ata nga ’’Coop’’ dhe neve i gëzohemi marrëveshjes së tyre. Ju e dini se diplomacia ekonomike ka qenë dhe mbetet njëri nga prioritetet tona kryesore. Nëse i hidhni një sy shkëmbimit tregtar në mes Republikës së Kosovës dhe konfederatës zvicerane, megjithëse jo në nivelin e synuar në krahasim me potencialet që ekzistojnë në të dyja vendet ka një rritje impresive nga viti në vit.”, thotë për albinfo.ch diplomati kosovar
“Nga pikëpamja jonë arritja e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s (Konfederatës së Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës) do të kishte një efekt shumë më të madh në rritjen e volumit të shkëmbimit tregtar në mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, në veçanti Konfederatës zvicerane.”, thekson Kastrati.
Produktet e “Stone Castle“ përveç se në “Coop” tashmë janë pjesë edhe e “Averdi”, një rrjet përmes të cilit jo vetëm personat privatë por edhe restorantet dhe marketet e ndryshme mund të porosisin verëra, në sasi dhe lloje të ndryshme.
“StoneCastle” përveç suksesit në tregun e brendshëm, ka arritur që edhe në tregun e jashtëm të jetë konkurrent. Si rezultat i cilësisë të lartë dhe produkteve me kualitet të dëshmuar europian, “StoneCastle” sot është e pranishme edhe në Azi, Afrikë dhe tregun amerikan. Produktet e “StoneCastle” sot mund të gjenden në tregun e Zvicrës, Gjermanisë, Kroacisë, Shqipërisë e shumë vende të tjera.
Në 52 pika të shitjes në gjithë Zvicrën
Besim Ramadani, shef i shitjes në “Coop”, ka thënë se për një kohë të shkurtër, “Vranç”, ka marrë një vend të veçantë në këtë ndërmarrje. Ai ka njoftuar se aktualisht vera “Vranç” gjendet në 52 pika të marketeve të Coop në të gjithë Zvicrën.
Produktet e Stone Castle, mund edhe të porositen
Produktet e “Stone Castle“ përveç se në “Coop” tashmë janë pjesë edhe e “Averdi”, një rrjet përmes të cilit jo vetëm personat privatë por edhe restorantet dhe marketet e ndryshme mund të porosisin verëra, në sasi dhe lloje të ndryshme.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?