Shëndetësi
Vozitja si i lodhur njësoj si ajo në gjendje të dehur
Sipas një studimi të “AAA Foundation for Traffic Safety”, humbja e vetëm pak orëve të gjumit para vozitjes i bënte shoferët dy herë më të rrezikshëm në trafik në krahasim me shoferët tjerë
Shkencëtarët nga “UCLA” dhe Universiteti i Tel Avivit kanë studiuar pacientët që kanë shfaqur lodhje dhe kanë gjetur se truri i tyre është ngadalësuar dhe ka qenë më pak efikas në marrjen dhe qasjen e pamjeve.
Ky efekt ngadalësues u krahasua me efektet e dehjes së njerëzve.
Duke vendosur elektrode në trurin e njeriut dhe duke matur përgjigjet e 1500 qelizave të trurit në procesin e perceptimit të pamjeve dhe memories, hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit më pak arrinin t’i vendosnin “pamjet në mendime”.
Dr. Itzhak Fried, shkencëtari që udhëhoqi studimin, ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të ndalur vozitjet si të lodhur. Ai ka shpjeguar për “Auto-Express” se sa më i lodhur që të jetë një shofer, perceptimi vizual i tij ngadalësohet.
Studimi më i ri ndjek rezultatet e një të kaluari që kishte konkluzione të ngjashme. Sipas një studimi të “AAA Foundation for Traffic Safety”, humbja e vetëm pak orëve të gjumit para vozitjes i bënte shoferët dy herë më të rrezikshëm në trafik në krahasim me shoferët tjerë, transmeton Albinfo.ch.
Të dy studimet kanë gjetur se lodhja e shoferit ka efektet e njëjta si me njerëzit e dehur.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











