Lajme
Voziti 16 vjet pa patentë shofer në Austri, dënohet nga policia
Një shtetas maqedonas nga Welsi voziti lirshëm me makinë 16 vjet
Rast i çuditshëm dhe mjaft interesant. Vetëm të kalojë në mendje vozitja pa patentë, është e vështirë, por jo edhe për shtetasin nga Maqedonia e Veriut, i cili prej shumë vitesh jeton në Wels të Austrisë, përcjell albinfo.at.
Ai në fakt ishte me fat që për 16 vjet me radhë nuk i ishte nënshtruar kurrë një kontrolli policor apo edhe ndonjë aksident të mundshëm.
Mediat austriake shkruajnë se gjatë një kontrolli rutinë të vozitësve, oficerët e policisë në Wels i kërkuan vozitësit 33-vjeçar dokumentet e tij
Shtetas i Maqedonisë ua dorëzoi zyrtarëve certifikatën e regjistrimit të veturës së regjistruar, mirëpo nuk kishte patentë shofer.
Më në fund, shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar para policëve se asnjëherë nuk ka pasur patentë shoferi dhe ka vozitur vazhdimisht pa patentë gjatë 16 vjetëve të fundit. Ai tani është denoncuar dhe duhet të llogarisë me një gjobë të madhe. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit