Shkurt.ch

Voziste nën ndikimin e marihuanës, i merret patenta e shoferit

Një grua ka humbur apelin për të mos iu marrë patentë shoferi, e kjo sepse ajo po ngiste makinën nën ndikim e marihuanës.

Ajo pretendoi në Gjykatën Federale se policia e Solothurnit nuk duhet t’ia kishte marrë licencën, pasi ajo kishte një recetë për ilaçin që duhet të konsumonte për të lehtësuar dhimbjet për shkak të një gjendje kronike, përcjell albinfo.ch.

Ajo u arrestua shtatorin e kaluar dhe policia zbuloi se kishte nivel të THC-së në gjakun e saj mbi kufirin ligjor. THC është përbërësi aktiv i kanabisit.

Gjykata vendosi se sasia e THC-së në trupin e saj mund të ndikonte negativisht gjatë vozitjes.