Lajme
Votuesit në Cyrih i thanë “po” zgjerimit të pistave të aeroportit

Votuesit në kantonin e Cyrihut kanë dhënë dritën e gjelbër për zgjerimin e dy pistave në aeroportin më të madh të vendit.
Pas rezultatit të së dielës, autoritetet e aeroportit tani mund të ecin përpara me një shtrirje 400 metra në një pistë dhe një zgjatje prej 280 metrash në një tjetër. Aeroporti do të përballojë vetë kostot prej 250 milionë CHF, transmeton albinfo.ch.
Rreth 61.7% e votuesve të Cyrihut miratuan zgjatjen, me një pjesëmarrje prej 57.6%.
Sipas aeroportit – që është më i madhi dhe më i ngarkuari i Zvicrës – qëllimi i projektit është të përmirësojë sigurinë dhe përpikmërinë, teksa u tha se zhurma e aeroplanëve në mbrëmje gjithashtu do të reduktohet.
Projekti u mbështet kryesisht nga partitë e qendrës së djathtë, nga qeveria dhe parlamenti kantonal i Cyrihut, shkruan swissinfo.
Nga ana tjetër, projekti u sfidua nga kundërshtarët e zhurmës së aeroplanëve, si dhe nga partitë e krahut të majtë, të cilët thanë se kjo do të çonte në më shumë fluturime në planin afatgjatë: kjo do të thotë më shumë zhurmë dhe më shumë emetime nga linjat ajrore. Për ta, aeroporti tashmë është mjaft i zënë dhe mjaft i madh.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024