Kosova

Voton edhe 106-vjeçarja nga Ferizaj, për një të ardhme më të mirë

106-vjeçarja Xhezide Aliu nga fshati Dardani i komunës së Ferizajt, të dielën ia ka mësyrë qendrës së votimit me nr. 2512D/01R, me qëllim që të ndryshojë vendin për një jetë më të mirë.

Duke qenë se është në një moshë të shtyrë dhe me telashe shëndetësore, ka thënë se edhe qytetarët e tjerë duhet ta marrin këtë shembull dhe të dalin për të votuar, sepse Kosovën e presin procese të rëndësishme gjatë këtij mandati, ka shkruar koha.net.

“Nga këto zgjedhje presim një jetë edhe më të mirë për qytetarët dhe për të rinjtë. Urojmë që të hapen vende të punës dhe të mos ikin të rinjtë nga Kosova”, ka thënë ajo.