Integrimi
Voto në zgjedhjet federale të 18 tetorit 2015!
Platforma Albinfo.ch është e angazhuar aktivisht, që me vite, përmes informacioneve ditore që elaboron, por edhe evenimenteve që organizon, me qëllim për ta shtuar interesimin e shqiptaro-zviceranëve për tu kyqur në jetën politike zvicerane, qoftë përmes votimit apo edhe kandidimit në listat zgjedhore, në të gjitha nivelet. Kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore e […]
Platforma Albinfo.ch është e angazhuar aktivisht, që me vite, përmes informacioneve ditore që elaboron, por edhe evenimenteve që organizon, me qëllim për ta shtuar interesimin e shqiptaro-zviceranëve për tu kyqur në jetën politike zvicerane, qoftë përmes votimit apo edhe kandidimit në listat zgjedhore, në të gjitha nivelet. Kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore e krijimit të kësaj dritareje në shërbim të diasporës shqiptare në Zvicër si dhe informimit të mirëfilltë ndaj këtij grupi shoqëror me peshë në Zvicër dhe më gjerë.
Pas një numri të sivjetshëm kushtuar emrave shqiptarë në politikën zvicerane, me këtë numër, Revista Albinfo.ch rifokusohet sërish mbi Zgjedhjet Federale 2015 që mbahen më 18 tetor në tërë territorin e Konferedatës helvetike. Pjesëmarrja aktive e shqiptaro-zviceranëve është tejet e rëndësishme ngase, në disa procese, një numër i vogël votash mund të ndikojë në rezultate. Mirëpo, ajo që është shumë me rëndësi është që shqiptaro-zviceranët të ndihen, përmes involvimit të tyre në debatin politik zviceran, si pjesë përbërëse e kësaj shoqërie demokratike.
Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është natyrisht numri jo i neglizhueshëm i kandidatëve shqiptaro-zviceranë, dhe atë në mbarë spektrin politik të vendit. Mirëpo, befason kontrasti mes shumicës dërmuese të kandidaturave në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës dhe e kuazi-mungesës së tyre në pjesët frankofone dhe italofone. Është ky konstatim befasues kur dihet se numri i shqiptarëve në viset frankofone është shumë i rëndësishëm dhe se integrimi i tyre në Zvicrën romande veçanërisht, është i avansuar. Ky kontrast befasues mbetet të qartësohet sepse mundësitë për të kandiduar në listat zgjedhore frankofone apo edhe italofone nuk mungojnë.
Në numrin aktual do të lexoni intervistat që i kemi realizuar me prijësit nacional të partive kryesore zvicerane në garë, respektivisht (në rend alfabetik): Toni Brunner (Kryetar i SVP/UDC), Christophe Darbellay (Kryetar i CVP/PDC), Philipp Müller (FDP/PLR), Géraldine Savary (anëtare Kryesisë së SP/PS), Adèle Thorrens (Ko-kryetare e të Gjelbërve), Martin Landolt (BDp- PDB).
Në emër të paanshmërisë si medium informues, përmbajtja e pyetjeve mbtet kryesisht e njejtë, me disa pyetje shtesë për secilin formacion, natyrisht, duke vënë theksin tek tematika që prekin temën e migracionit, integrimit si dhe shqiptarëve në Zvicër.
Shpresojmë se ky kontribut i yni do të ju mundësojë që t`i njihni më mirë partitë politike dhe programet e tyre zgjedhore.
Intervistat në fjalë kompletohen me editoriale të kryesisë së shoqatës Albinfo.ch, respektivisht Andreas Gross, Léonard Bender, me një pasqyrë relativisht komplete të kandidaturave shqiptaro-zvicerane si dhe me udhëzime të ndryshme se si duhet votuar.
Shfrytëzone të drejtën e juaj për të votuar më 18 tetor 2015!
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve