Integrimi
Votimi përmes postës për pjestarët e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 8 qershor 2014
Nëse jeni nga Republika e Kosovës, por jetoni jashtë Kosovës. Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2014.
Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:
www.kqz-ks.org (Formulari I, Formulari II)
- Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës:
+ 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200
- Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës (Për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu),
- Duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës. Për të shikuar listën e pikave shpërndarëse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu
Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:
- Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 8 Qershor 2014,
- Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
- Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.
Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.
Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 19 Maj 2014.
Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:
· Përmes postës në adresë të KQZ-s ( Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).
· Përmes emailit zyrtar ([email protected], dhe [email protected])
· Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim