Lajme
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet parlamentare.
Në bazë të këtij njoftimi, të gjithë ata që janë të regjistruar për votim jashtë Kosovës, duhet të dërgojnë fletëvotimet në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë, ose jashtë saj, duke ndjekur disa hapa
Hapi 1: Plotësimi i fletëvotimit
Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin nga lidhja e dhënë.
Në anën e majtë të fletëvotimit do të gjeni listën e subjekteve politike. Zgjidhni një subjekt politik dhe në anën e djathtë mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.
Pas plotësimit, paloseni fletëvotimin dhe vendoseni brenda një zarf dhe mbylleni.
Hapi 2: Dërgimi i fletëvotimit
Printoni dëftesën e regjistrimit që keni marrë përmes email-it gjatë regjistrimit.
Vendosni fletëvotimin e mbyllur dhe dëftesën e regjistrimit brenda një zarfi të dytë.
Mbi zarfin e dytë, shkruani adresën e kutisë postare të KQZ-së dhe vendosni një pullë postare.
Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
“Kujdes! Fletëvotimi duhet të jetë individual dhe nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes.
Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar. Për ndihmë dhe informacione shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse të KQZ-së përmes WhatsApp dhe Viber në numrin: +383 46 61 00 61”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se nga sot e deri më 8 shkurt, mbi 100 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt.
Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë në faqen e KQZ-së.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim