Kosova
Votimi i diasporës në Shqipëri, KQZ ngre grupin e punës
Është bërë e ditur se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ngritur grupi i punës për votimin e emigrantëve.
Sot, sipas urdhrit të firmosur nga Ilirjan Celibashi, brenda datës 15 nëntor duhet përgatitur një raport që të detajojë mënyrën se si mund të bëhet votimit, elektronikisht apo manualisht, si edhe kostot financiare të këtij procesi, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuar në muajn korrik, u fut për herë të parë votimi i emigrantëve, i cili duhet të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit.
Grupi i punës ka këto detyra:
1. Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,
2. Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë,
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve,
4.Të bëjë një vlerësim të përgjithshëm mbi kostot financiare,
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit,
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën